Çohuni në këmbë korçarë/ Sot vjen Partizani dhe Skënderbeu ka nevojë për të gjithë ne!
- Korca Boom
- Oct 30, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/skenderbeu-partizani-ne-korce.jpg
“O sot, o kurrë”. Kjo është fjalia që padiskutim sot është më shumë se asnjëherë më parë prezente.
Erdhi momenti! Erdhi dita! Erdhi ora! Skënderbeu-Partizani është përballja e sotme e orës 17:00, ndërkohë që gjithë qyteti juglindor është ngritur në këmbë dhe është gati për sfidën e sotme ndaj të kuqve, ndeshje e cila cilësohet si derbi.
Vitet e fundit Skënderbeu-Partizani ka qenë zjarr në tribuna dhe zjarr në fushën e lojës, prandaj sot është dita e madhe dhe të gjitha rrugët duhet të çojnë në stadiumin “Skënderbeu”.
“Guerrilsat” sot nisen në orën 12:00 nga kryeqyteti dhe kanë bërë thirrje që të jenë të shumtë. Nga ana tjetër janë tifozët bardhekuq, ose “ujqërit e dëborës” që kanë lajmëruar prej ditësh që sot në orën 15:00, pra dy orë përpara startit të takimit të takohen përpara stadiumit për t’u bërë një “pritje” siç u takon miqve.
Sot në orën 17:00 e gjithë vëmendja është në stadiumin “Skënderbeu” dhe pritet një stadium i tejmbushur.
Skënderbeu ka nevojë sot për lojtarin numër 12-të dhe tifozët janë gati.
Djemtë bardhekuq kanë nevojë për mbështetje, prandaj “O sot, o kurrë”!
Forca Skënderbe!
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”