11-shja më e mirë e javës/ Prençi dhe Saleh Nasr bashkë me trajnerin Ernest Gjoka në më të mirët!
- Korca Boom
- Mar 3
- 1 min read
Pas përfundimit të javës së 27-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të kësaj jave. Portieri më i mirë i javës është përzgjedhur ai i Teutës, Angelo Tafas.
Në mbrojtje kanë spikatur dy lojtarë të Elbasanit, Sigitas Olberkis dhe Emiljano Musta. Katërshen e kësaj vije e plotësojnë Arsid Kruja (Teuta) dhe Elvis Prençi (Skënderbeu).
Mesfusha përbëhet nga Olsi Myrta (Laçi), Klevi Qefalija (Dinamo City) dhe Ardit Deliu (Vllaznia).
Në majën e sulmit qëndron Peter Itodo i Dinamo City, teksa në krahë qëndrojnë Redi Kasa i Egnatias dhe Saleh Nasr i Skënderbeut.
Trajneri i javës është përzgjedhur Ernest Gjoka. Skënderbeu i Gjokës mposhti në transfertë Bylisin me rezultatin 0-3.
After the conclusion of the 27th week of the “Abissnet Superiore” championship, the national team coaches have selected the best lineup and coach of the week. The best goalkeeper of the week has been chosen as Teuta’s Angelo Tafas.
In defense, two Elbasani players stood out: Sigitas Olberkis and Emiljano Musta. Completing the defensive line are Arsid Kruja (Teuta) and Elvis Prençi (Skënderbeu).
The midfield consists of Olsi Myrta (Laçi), Klevi Qefalija (Dinamo City), and Ardit Deliu (Vllaznia).
At the top of the attack stands Peter Itodo of Dinamo City, while on the wings are Redi Kasa of Egnatia and Saleh Nasr of Skënderbeu.
The coach of the week has been selected as Ernest Gjoka. Gjoka’s Skënderbeu defeated Bylis away with a score of 0-3.
“KORÇA BOOM”