138 vjet më parë në 14 Mars 1887 u çel Shkolla e Parë Shqipe në Pogradec
- Korca Boom
- Mar 14
- 1 min read
138 vjet më parë në 14 Mars 1887 u çel Shkolla e Parë Shqipe në Pogradec nga mësuesi patriot Koço Sotiri, vëlla i Pandeli Sotirit. Ata që dhanë kontribut të madh për hapjen e shkollës shqipe në Pogradec kanë qenë vëllezërit patriotë Ndini, Gjorgji Gusho dhe Sotir Gusho.
Në vazhdim të traditave të rilindasve tanë, me mundim e përpjekje, për përhapjen e diturisë në shtresat e gjera të popullit, kanë punuar më tej dhe mësuesit e tjerë të rrethit tonë.
Në këtë Ditë në bashkëpunim me ZVA Pogradec u bë edhe shpërndarja e certifkatave të mirënjohjes mbi punën dhe përkushtimin e tyre për mësuses në pension dhe për ata që ende vijojnë të japin kontribut të arsim.
Respekt veprës së patriotëve, mirënjohje vazhdimësisë së punës nga mësusesit e sotëm.
“KORÇA BOOM”


