2 vjet nga premtimi për stadiumin e ri “Skënderbeu”/ Kur do të fillojnë punimet?!
- Korca Boom
- Apr 4
- 1 min read
Më 2 maj të vitit 2023 në qytetin juglindor të Korçës do të prezantohej projekti për stadiumin e ri “Skënderbeu” dhe kjo bëri bujë të madhe në atë kohë. Madje ka qenë kryeministri Edi Rama që ka marrë pjesë atë ditë për prezantimin e studios fituese.
Sot kanë kaluar 2 vjet dhe sërish të gjitha premtimet dhe buja e madhe kanë mbetur sërish në letër. Stadiumi i ri “Skënderbeu” nuk duket në horizont, madje nuk ka asnjë tentativë të fillimit të punimeve dhe në juglindje nuk besojnë më që ky projekt do të zbatohet.
Është e disata herë që në Korçë premtohet për stadium të ri dhe sërish kjo lidhet me fushatat elektorale, apo me premtimet thjesht sa për të bërë bujë, sepse në realitet tifozët bardhekuq u lodhën me premtime.
Madje më 2 maj të vitit 2023 u prezauan edhe fotot si do të jetë stadium i ri dhe në 2024-ën u fol që do të fillonin punimet. Sot jemi pranë majit të 2025-ës dhe sërish asnjë gjë e re.
Sa për nostalgji po sjellim më poshtë fotot e studios fituese. Janë foto të bukua, por janë thjesht për letër, sepse në Korçë askush nuk e di kur do ta shijojnë një stadium modern.
Ndërkohë as nga Bashkia dhe nga vetë kryeministri nuk ka asnjë fjalë në lidhje me startin e punimeve, kjo pasi as ata vetë nuk e dinë kur do ta mbajnë premtimin.
Me të drejtë tifozëria bardhekuqe thotë: Boll na mashtruat!
“KORÇA BOOM”





