top of page

25 minuta në Bylis-Skënderbeu/ Mësoni çfarë ka ndodhur deri tani!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 20, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/900-0-1729425575xscreenshot-1-978.png

Skënderbeu – Bylis 0-0

BYLIS: Beqja, Carneiro, Mahmuti, Treni, Wendel, Ruçi, Kasaj, Berko, Përgjoni, Abazaj, Ëalisson. Trajner: Nevil Dede. SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Merlim, Rashica, Randi, Doka, Balaj, Janaqi, Zenullari, Bismark. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.

Minutat e para të ndeshjes Bylis-Skënderbeu nisin të qeta me një Skënderbeu që me mungesa dhe me lojtarë të rinj në fushë, plus edhe skemën e ndryshuar, kërkon të dalë më shumë në zonën e Bylisit. Liridon Balaj ka rastin më të pastër qysh në minutën e 4-t, ku pas gabimit të mbrojtes vendase dhe pasimit të Rashicës shpërdoron mundësinë për të shënuar golin e parë.

Pas këtij goli vijnë dy goditje këndi për Bylisin, por Skënderbeu është i vendosur mirë në prapavijë, ndërkohë që në sulmet e Skënderbeut, bardhekuqtë janë të rrezikshëm në zonën vendasa me Rashicën dhe një krosim të Zenullarit në minutën e 13-të.

Bismark në minutën e 19-të kapet në pozicion jashtë loje nga gjyqtari anësor, ndërkohë që në të 21-ën minutë goditje dënimi e rrezikshme për Bylisin jashtë harkut të 16-ë metërshit të zonës së reptësisë së Skënderbeut. Është Treni që gjuan më të djathtën por topi përfundon mbi tranversën e Marko Alia.

Minutat dhe rastet e pjesës së parë

4’ – Zbritje e shpejtë për Skënderbeun. Është Rashica në krahun e majtë që futet bukur në zonë shërben në zonë për Liridon Balaj që nuk arrin thjesht ta dërgojë topin në kudrat. Rast ideal shënimi më Skënderbeun.  

21’ – Goditje dënimi për Bylisin e para e rrezikshme në portën e Skënderbeut. Është Treni për vendasit që gjuan, por topi përfundon mbi tranversë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page