4 të arrestuar në Devoll/ 52-vjeçari përdor lokalin për lojërat e fatit
- Korca Boom
- Dec 10, 2024
- 2 min read
Devoll
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Dealer”.
Kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari.
Vihen në pranga edhe 3 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë në lokal, duke luajtur Poker.
Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, letra bixhozi, 7 celularë dhe shuma parash (lekë, euro dhe dollarë), të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dealer”, është zbuluar në Bilisht, një lokal që ishte përshtatur për lojëra fati. Gjatë operacionit u kapën në flagrancë në lokal dhe u arrestuan shtetasit:
– V. S., 52 vjeç, banues në Bilisht, administrator i lokalit, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Ushtrimi i aktivitetit tregtar pa licencë” dhe “Fshehja e të ardhurave”;
– E. Sh., 28 vjeç, G. H., 38 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, banues në Korçë dhe Bilisht, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
The Section for the Investigation of Economic and Financial Crimes has finalized the police operation codenamed “Dealer.”
A 52-year-old man, who had adapted a rented venue for organizing gambling activities, was caught in the act and arrested.
Three other individuals were also detained after being caught red-handed in the venue playing poker.
Confiscated items include: 1 poker table, 1 suitcase with chips, playing cards, 7 mobile phones, and sums of money (in lek, euros, and dollars) suspected to have been obtained through this illegal activity.
“KORÇA BOOM”