6 ndeshje në krye të Skënderbeut, 3 humbje 3 barazime/ A ishte Gjoka zgjedhja e duhur?!
- Korca Boom
- Jan 22
- 2 min read
Sot, 6 javë pas drejtimit të Skënderbeut me teknikun e ri Ernest Gjoka, na lind e drejta të bëjmë pyetjen: A ishte Ernest Gjoka zgjedhja e duhur për drejtimin e Skënderbeut? Një pyetje që në fakt duhet t’i përgjigjen, më mirë se tifozët, drejtuesit e klubit, pasi Ernest Gjoka erdhi në krye të Skënderbeut më 2 dhjetor 2024 dhe tashmë as kthesa nuk duket në horizont.
Skënderbeu i Ernest Gjokës në superligë ka arritur të shënojë në 6 javë, 3 barazime dhe 3 humbje, pra fjala për fitore nuk ekziston fare. E vetmja fitore e “erës” Gjoka ishte ajo e Kupës së Shqipërisë ndaj Vorës 1-0.
Në kampionat, Gjoka i ka shtuar Skënderbeut vetëm 3 pikë deri tani në kaq shumë javë, ndërkohë që ajo që nuk të kënaq aspak është loja e ekipit, që nuk bind në të gjitha drejtimet. Skënderbeu, sidomos ai i sezonit të kaluar të kënaqte shpirtin në fushë, teksa pavarësisht rezultateve zhvillonte një lojë të bukur dhe të gjithë specialistët e vlerësonin shumë, si skuadrën më simpatike.
Sot, me të njëjtin grup, me disa ndryshime të vogla, Skënderbeu endet në vendet e fundit dhe është kandidati kryesor për të dalë nga superliga (mos qoftë e vërtetë).
Skënderbeu i Gjokës ka mestaraisht 0.5 pikë për ndeshje, e thënë më ndryshe më pak se asnjë skuadër tjetër. Skënderbeu i Gjokës ka shënuar vetëm 3 gola dhe ka hapur “thesin” e golave të pësuar, pasi numëron 10 të pësuar.
Nuk dimë ç’të themi tjetër, por ky Skënderbe nuk bind fare, po fare. Nese, shpresa “vdes e fundit”, por a do mundet tekniku 54-vjeçar të ndryshojë në javët në vazhdim?! Kjo mbetet për t’u parë, por Skënderbeu e ka shumë të vështirë për kthesën dhe trajneri akoma nuk po i gjen “ilaçin” këtij Skënderbeu.
Me të drejtë edhe ne ngremë pyetjen: A ishte Gjoka zgjedhja e duhur?! Përgjigjen le ta japë çdokush që e shikon në fushë këtë Skënderbe.
Statistikat e Ernest Gjokës në krye të Skënderbeut:
6 ndeshje 3 humbje 3 barazime (3-10)
Ndeshjet e Skënderbeut nën drejtimin e Gjokës:
Java 16 Skënderbeu-Tirana 0-0
Java 17 Egnatia-Skënderbeu 1-0
Java 18 Skënderbeu-Bylis 2-2
Java 19 Skënderbeu-Elbasani 0-2
Java 20 Partizani-Skënderbeu 1-1
Java 21 Skënderbeu-Vllaznia 0-4
Six weeks into Ernest Gjoka’s tenure as head coach of Skënderbeu, the question arises: Was Ernest Gjoka the right choice to lead Skënderbeu? This is a question that perhaps the club’s management is better positioned to answer than the fans, as Gjoka took over the helm on December 2, 2024, and yet a turnaround remains nowhere in sight.
Under Gjoka’s leadership in the Superliga, Skënderbeu has managed to secure 3 draws and 3 losses in six matches, with the word “victory” absent from their league record. The only win of the “Gjoka era” came in the Albanian Cup against Vorë, with a narrow 1-0 result.
“KORÇA BOOM”