top of page

6 ndeshje vendimtare në 21 ditë/ Skënderbeu luan sezonin!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 19
  • 2 min read

Sot në orët e paradite është zbardhur shorti i Skënderbeut dhe skuadrave të tjera të superligës për 5-së javët në vazhdim, ndërkohë që duke shtuar edhe ndeshjen e kthimit për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, mund të themi që 6-të ndeshjet e radhës për Skënderbeun janë zbardhur përfundimisht.

Nga data 22 shkurt, pra këtë të shtunë dhe deri të shtunën e 15 mars është zbardhur kalendari, teksa në harkun kohor të 21 ditëve, Skënderbeu do të luajë 6 sfida, njëra më vendimtare se tjetra.

Duke filluar këtë të shtunë, Skënderbeu do të ouajë ndeshjen e javës së 26-të, një nga takimet vendimtare për të ardhmen e superligës, teksa do të presë në shtëpi Egnatian kryesuese dhe bardhekuqve u bën punë vetëm fitorja në këtë ndeshje edhe pse është e një shkalle vështirësie të lartë.

Pas Egnatias, vjen radha e Kupës ku Skënderbeu do të luajë çerekfinalen e kthimit, atë ndaj Dinamos, ndërkohë që ndeshjen e parë bardhekuqtë e patën fituar 2-0 në transfertë dhe janë më pranë kalimit të këtij turi.

Pas Kupës, radha është e kampionatit, ku Skënderbeu do të udhëtojë sërish në Ballsh për të mbyllur fazën e tretë dhe më pas sërish në transfertë, teksa në javën e 28-të do të luajë ndaj Elbasanit. Më pas Skënderbeu pret Partizanin dhe udhëton drejt Shkodrës ku e pret Vllaznia.

Të gjitha datat dhe oraret tashmë zyrtare po i sjellim më poshtë, ndërkohëq ë kalendari është më shumë se i ngjeshur, ku Skënderbeut i duhet të luajë një ndeshje në 3 ditë e gjysëm.

Në fund të fundit këto javë do të luhet gjithçka për gjithçka dhe Skënderbeu mendon se mund të kalojë këtë moment, përderisa në lojë janë edhe 33 pikë të tjera deri në fund.

Forca Skënderbe!

Datë 22 shkurt (E Shtunë)

Java 26 Skënderbeu-Egnatia (Ora 17:00)

Datë 26 shkurt (E Mërkurë)

Kupa Skënderbeu-Dinamo (Ora 13:30)

Datë 02 mars (E Dielë)

Java 27 Bylis-Skënderbeu (Ora 14:00)

Datë 06 mars (E Enjte)

Java 28 Elbasani-Skënderbeu (Ora 17:00)

Datë 10 mars (E Hënë)

Java 29 Skënderbeu-Partizani (Ora 17:00)

Datë 15 mars (E Shtunë)

Java 30 Vllaznia-Skënderbeu (Ora 18:00)

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page