top of page

6-të finalet e mbijetesës/ KALENDARI i Skënderbeut në 540 minutat e mbetura

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 19
  • 2 min read

Edhe 6-të javë të mbetura deri në fundin e kësaj superlige, e thënë ndryshe edhe 540 minuta dhe 18 pikë në lojë.

Ethet e fundtabelës duket se janë të mëdha, pasi tashmë përpara këtyre 6-të ndeshjeve të fundit janë plot pesë skuadra që rrezikojnë seriozisht rënien nga superliga. Nga Laçi, te Bylis, Tirana, Skënderbeu dhe Teuta, janë pesëshja nga e cila dy prej tyre do ti thonë lamtumirë direkt superligës së këtij sezoni dhe një tjetër do të luajë në “play-out”.

Vendi i fundit që mbahet nga Teuta dhe Skënderbeu janë 30 pikë, ndërkohë që vendi i gjashtë që mbahet nga Laçi është vetëm 3 pikë larg, pra 33 pikë. Në këto gjashtë ndeshje të fundit janë fatet e gjithë sezonit, ndërkohë që Skënderbeu në këto përballje 3 do ti luajë në shtëpi dhe po 3 në transfertë.

Teuta, Laçi dhe Egnatia janë tre përballjet jashtë shtëpisë, ndërkohë që bardhekuqtë presin në shtëpi Dinamon, Tiranën dhe Bylisin. Janë përballje vërtet të forta, ndërkohë që nga llogaritë e deritanishme në këto 6-të përballje duhen katër fitore dhe 1 barazim për të shpëtuar. E thënë edhe më ndryshe duhen 13 pikë në total në 6-të ndeshje dhe nëse ndodh Skënderbeu shkon në 43 pikë, aq sa në fakt do të siguronin përfundimisht qëndrimin.

Matematikisht janë të mundshme, por a do të arrijnë bardhekuqtë ti bëjnë realitet në fushën e lojës.

Le të shohim dhe të presim, tashmë fundi është në prag dhe nga 26 marsi deri në fundin e prillit Skënderbeu luan fatet e gjithë sezonit.

Forca “Ujqër”! Keni shanse t’ia dilni!

6-të javët e mbetura të superligës:

Java 31 Teuta-Skënderbeu

Java 32 Skënderbeu-Dinamo

Java 33 Laçi-Skënderbeu

Java 34 Skënderbeu-Tirana

Java 35 Egnatia-Skënderbeu

Java 36 Skënderbeu-Bylis

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page