top of page

6-të javë kampionat/ Devolli dhe Maliqi me pikë të barabarta

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 4, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/11/465597134_1036800234910656_6863884813840027737_n.jpg

Dje u luajt java e 6-të e kategorisë së dytë për Grupin B dhe kjo javë barazoi me pikë Devollin dhe Maliqin që numërojnë 9 pikë në kaq javë, duke ndarë vendin e pestë dhe të gjashtë në tabelën e klasifikimit. E veçanta është se Devolli pas 6-të javëve të para është skuadra e vetme që nuk njeh humbje pasi ka 2 fitore dhe 3 barazime.

Maliqi me humbjen e djeshme në shtëpi, tregoi se nuk ka forcën e javëve të para, ndërkohë që Butrinti e mposhti 2-0 dhe e zbriti edhe më shumë me pikë në tabelën e klasifikimit skuadrën maliqare. Një ndeshje që në fakt maliqarët nuk duhet të gabonin, por kjo humbje konfirmoi se tashmë duhet të mendohet së pari edhe për gjendjen psikologjike të ekipit që pas 3 fitoreve radhazi, shënuan dy humbje radhazi.

Nga ana tjetër Devolli sërish la pikë në Peqin, pasi barazimi 2-2 kënaqi më shumë vendasit, pasi devollinjtë nga loja dhe rastet merritonin fitoren. Një barazim që në fakt janë devollinjtë që “qajën” dy pikë, por që gjithsesi mbetet skuadra për tu mundur deri tani.

Më poshtë sjellim edhe renditjen pas 6-të javëve të luajtura deri në këto momente.  

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page