top of page

7 futbollistë dhe 4 zyrtarë të Etiopisë arratisen pas ndeshjes miqësore në SHBA!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 23, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/464139402_478755788529630_6042427613625696740_n.jpg

Shtatë futbollistë të ligës elitare të Etiopisë dhe katër zyrtarë raportohet se janë arratisur pas një ndeshjeje miqësore në SHBA.

Gjatë gushtit të këtij viti, klubi nga kampionati amerikan MLS, DC United e zyrtarizoi partneritetin me Federatën e Futbollit të Etiopisë dhe me Premierligën e Etiopisë për t’ua krijuar mundësinë e zhvillimit talentëve të së ardhmes në Etiopi.

Gjithashtu, do të ishte një mundësi e mirë që klubet e Etiopisë dhe Kombëtarja e saj ta vizitonte “Audi Field”, që është stadiumi i DC United.

Më 8 shtator, ky stadium i priti klubet e Premierligës së Etiopisë, St George FC dhe Ethiopian Coffee SC.

Pas lojës, shtatë lojtarë dhe katër zyrtarë, përfshirë këtu edhe zyrtarë të mediave nga të dyja ekipet u raportuan “të arratisur”!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page