top of page

8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve, dhe një kujtesë për Arben Kosturi

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 8
  • 1 min read

Nga Vasil Sterjovski


Komunitetit rom në Shqipëri i shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e 8 Prillit – Dita Ndërkombëtare e Romëve, një ditë e kushtuar afirmimit të kulturës, historisë dhe luftës së romëve për barazi dhe dinjitet.



Në këtë ditë, me respekt të veçantë e kujtoj mikun tim të dashur Arben Kosturi, i cili, shumë herët, na la para katër vitesh. Beni ishte një luftëtar i paepur për të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve, dhe kontribuoi shumë për dinjitetin dhe të drejtat e romëve në Shqipëri. Me të kemi bashkëpunuar për vite të tëra pikërisht në këtë fushë – për barazi, drejtësi dhe respekt për të gjitha minoritetet.


Romët janë një pjesë e rëndësishme e larmisë kulturore dhe shoqërore të Shqipërisë. Është koha që institucionet të përkushtohen seriozisht në përmirësimin e kushteve të jetës dhe punës për romët, sigurimin e një arsimi cilësor, emancipimin dhe integrimin e tyre të plotë në shoqëri.


Le të jetë 8 Prilli një nxitje për veprim të përbashkët, solidaritet dhe ndërtimin e një shoqërie të barazisë dhe respektit të ndërsjellë.



 “KORÇA BOOM”




bottom of page