top of page

‘-24 orë/ Java e 12-të luhet nesër dhe pasnesër/ Ja axhenda e kësaj jave!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 2, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/11/pjesa-e-pare.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/11/464287920_9035615066471211_470936200508081859_n.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/11/464916029_966659712163203_8861912428141212869_n.jpg

Të dielën dhe të hënën do të luhet java e 12-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Kjo javë nis menjëherë me një ndeshje të fortë në “Egnatia Arena”. Të dielën në orën 14:00, kampionët në fuqi të Egnatias do të presin në shtëpi Tiranën. Një ndeshje interesante ku të dyja ekipet kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat.

Pasditen e të dielës do të luhet edhe ndeshja Vllaznia – Skënderbeu. Në stadiumin “Loro Boriç” në orën 17:00, kuqeblutë presin në shtëpi Skënderbeun dhe do të kërkojnë triumfin e radhës. Nga ana tjetër korçarët synojnë të lënë pas humbjen me Partizanin dhe të rikthehen te rezultatet pozitive.

Java e 12-të e kampionatit “Abissnet Superiore” mbyllet të hënën me tre sfidat e fundit. Bylis – Laçi është takimi i parë i ditës që do të luhet në stadiumin “Adush Muça”, në orën 14:00. Dy ndeshjet e fundit do të zhvillohen në orën 18:00. Partizani pret në “Arenën e Demave” Teutën, ndërsa në “Elbasan Arena”” do të luhet superdueli AF Elbasani – Dinamo City.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore” do të transmetohen live në kanalet e RTSH.

JAVA 12 (Abissnet Superiore)

E DIEL 03.11. 2024

Egnatia-Tirana Ora 14:00

Vllaznia-Skënderbeu Ora 17:00

E HËNË 04.11.2024

Bylis-Laçi Ora 14:00

Elbasani-Dinamo Ora 18:00

Partizani-Teuta Ora 18:00

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page