top of page

“Ethet” e një derbi/ Të dielën Devolli pret Maliqin!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 13
  • 1 min read

Këtë javë do të ndeshen Devolli dhe Maliqi, dy ekipet e Prefekturës së Korçës, në një derbi të vogël mes tyre që natyrisht ka vlerat e veta, veçanërisht për Devollin. Kjo për faktin se ata luajnë në fushën e tyre dhe kanë nevojë për tre pikë, pasi janë në garë për të realizuar objektivin për të qenë në vendin e tretë në renditje, dhe më pas të shpresojnë për një vend në një kategori më lart.

Nga ana tjetër, ekipi i Maliqit është në zonën e mesit të tabelës dhe nuk ka objektiva madhorë, pasi diferenca me ekipet që ndodhen në pozita më të larta nuk i jep mundësi për një arritje të tillë. Megjithatë, ky ekip do të përpiqet të japë më të mirën e mundshme.

Në fushën e lojës do të shohim një ndeshje të luftuar, por devollinjtë janë më të motivuar. Madje, kujtojmë që në ndeshjen e fazës së parë, Devolli ka fituar ndaj Maliqit në një ndeshje shumë të bukur të luajtur nga të dy ekipet.

“Korça Boom”

 
 
bottom of page