top of page

“Karnavalet e Korçës”, super komedia në Athinë të Greqisë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 24
  • 1 min read

“Karnavalet e Korçës”, super komedia më e dashur me regji të Erion Isait dhe me një kastë të shkëlqyer aktorësh, tashmë kalon kufijtë e Shqipërisë dhe arrin tek zemrat e bashkëatdhetarëve tanë në Greqi, duke sjellë humor dhe ngrohtësi atje ku ndodhen.

Me ngjarje të mbushura me situata komike dhe personazhe të paharrueshëm, “Karnavalet e Korçës” ka arritur të bëjë të qeshin të pranishmit dhe të përcjellë traditën dhe kulturën shqiptare në një mënyrë të veçantë.

Për shumë bashkëatdhetarë në Athinë, kjo shfaqje ka qenë një mundësi për t’u ndjerë më pranë atdheut dhe për të shijuar humorin shqiptar, që ka arritur të kalojë çdo kufi dhe të bashkojë zemrat e shqiptarëve kudo.

“Karnavalet e Korçës,” the beloved comedy directed by Erion Isai and featuring a stellar cast, is now crossing the borders of Albania and reaching the hearts of our compatriots in Greece, bringing humor and warmth wherever they are.

Filled with comedic situations and unforgettable characters, “Karnavalet e Korçës” has managed to make audiences burst into laughter while conveying Albanian tradition and culture in a unique way.

For many compatriots in Athens, this performance has been an opportunity to feel closer to their homeland and to enjoy Albanian humor, which has transcended all borders and united the hearts of Albanians everywhere.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page