“Kisha besim tek ky ekip” Ja çfarë deklaron ikona Dhimitraq Xhambazi…
- Korca Boom
- Oct 29, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/Xhambazi-kupa-1.jpg
Ecuria e skuadrës korçare është komentuar gjatë nga ikona e futbollit korçar Dhimitraq Xhambazi i cili ka shprehur besimin se: “Edhe në momentet më të vështira të para disa javëve unë kam shprehur besimin se është momentale dhe ky ekip do ta kalojë. Kjo për atë se është një ekip që tani ka përvojë, ka futbollistë të rinj të talentuar dhe që punojnë shumë. Por mbi të gjitha është loja e tyre që zhvillojnë që të bën të besosh se edhe rezultet nuk do tu mungojnë dhe kështu në dy ndeshjet e fundit me katër pikë nuk janë pak”.
Në qoftë se ka një ndeshje që realisht konfirmon këto që Xhambazi ka thënë është barazimi në Elbasan që për të: “Për mua ishte ndeshja më e bukur e këtij sezoni, një ekip me dhjetë futbollistë në fushë jo vetëm që menaxhoi rezultatin por kishte raste edhe për të shënuar golin e dytë dhe të merte fitore”. Në prag ndeshja me Partizanin në Korçë dhe për Xhambazin: ”Unë shikoj të gjitha mundësitë që ekipi të marrë fitore”.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”