top of page

“Lumë” komentesh të tifozëve korçarë pas ndeshjes së fituar në Shkodër

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 16
  • 1 min read

Skënderbeu ka fituar mbështetje të madhe nga tifozët e tij pas asaj fitoreje me Vllazninë, një fitore që është pritur shumë mirë, me shpresën e madhe për mbijetesë. Kjo ka bërë që gara për mbijetesë të bëhet shumë e fortë dhe njëkohësisht emocionuese deri në javën e fundit. Ja disa prej komenteve të lëna në “Korça Boom”:

Gjergji: Sikur të kishim marrë fitore edhe me Partizanin, do të ishte gjëja më e sigurtë në këto momente.

Diogjeni: Kemi fituar vetë, askush nuk ka toleruar, ishte një fitore karakteri.

Ceno: Respekte për Shkodrën dhe për Korçën; këtu luhet futboll, ka lezet të luash.

Ani: Skënderbeu nuk e meriton të bjerë nga kategoria.

Xhafa: Vllaznia është angazhuar shumë në këtë takim, aspak nuk ka toleruar.

Agroni: Skënderbeu fitoi vetë, askush nuk ka toleruar.

Lulzimi: Ju ndjekim nga jashtë vendit, ishte një fitore e madhe, bravo.

Vera: Nota 10 për Skënderbeun.

Dritani: Bravo, por sulmuesve u duhet më shumë punë për të mos shfrytëzuar rastet.

Bledi: Bravo djema, lojë e bukur, fitore e merituar.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page