A është e “frikshme” renditja e Skënderbeut?
- Korca Boom
- Feb 17
- 2 min read
Korçarët janë në vendin e fundit të tabelës me vetëm 20 pikë, duke mbajtur një pozicion që realisht nuk pritej të ishte i tillë, por ky është realiteti.
Megjithatë, nëse shohim nga pozita e korçarëve, shohim se nuk ka diferenca shumë të frikshme, të paktën me tre ekipet që janë mbi ta. Janë vetëm gjashtë pikë që ndajnë katër ekipet e fundit të tabelës, dhe natyrisht Tirana është më lart në këtë diferencë.
Kështu, Tirana e vendit të shtatë është jashtë çdo rreziku për rënien, nëse gara do të përfundonte sot. Nuk është se janë me mendje të qetë dhe të sigurtë që nuk rrezikojnë, por janë më të qetë.
Një shkallë më poshtë është ekipi i Bylisit, me 25 pikë, katër më shumë se korçarët, dhe në vendin e nëntë është Teuta, me katër pikë më shumë se Skënderbeu.
Gjithçka është e rikuperueshme, por gjithnjë nëse merren pikë, dhe natyrisht vetëm fitore.
Një shans është humbur këtë javë, por çdo javë është gjithashtu edhe më e vështirë për Skënderbeun. Javën e ardhshme do të luhet kundër Egnatias, ekipit në formë, dhe faza përfundon me një ndeshje në transfertë me Bylisin. Për të filluar fazën e katër, është një ndeshje përsëri në transfertë me ekipin e Elbasanit.
So, Tirana in seventh place is out of any danger of relegation if the league were to end today. It’s not that they are fully relaxed, thinking they won’t be in danger, but they are in a relatively safer position.
One level below is the Bylis team with 25 points, four more than Korça, and in ninth place is Teuta, with four more points than Skënderbeu.
Everything is still recoverable, but only if points are earned, and naturally, only wins.
One chance was lost this week, but every week is also becoming harder for Skënderbeu. Next week, they will play against Egnatia, a team in good form, and the phase concludes with an away match against Bylis. To start the fourth phase, they will face another away match against the Elbasan team.
“KORÇA BOOM”