A është rikthyer presioni tek Skënderbeu…
- Korca Boom
- Nov 2, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/3-71.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/11/3e1999b6-04d7-4b31-ba5d-7aa016d195ba-1.jpg
Pas dy resultatesh pozitive u mendua se ekipi i Skënderbeut do të ishte më i qetë dhe realisht ashtu ndodhi, por erdhi humbja me Partizanin dhe tashmë edhe vetë renditja të jep një gjendje psikologjike të rënduar.
Por ka qënë një paralajmërim nga trajneri Ivan Gvozdenoviç se: “Ky kampionat këtë sezon është më i fortë dhe unë e përsëris presioni do të jetë që nga java e parë deri në fund të kampionatit”. Kjo është më se e dukshme, ekipet nuk kanë krijuar akoma diferenca nga të paktën vendet e fundit ku edhe korçarët janë për momentin.
Por shkalla e vështirësisë është në rritje të paktën edhe me këto dy ndeshjet e transfertës për korçarët, me Vllazninë të dielë dhe më pas me Teutën në fundjavën e ardhëshme. Në këto kushte duhet që të gjithë të menaxhojnë ashtu siç edhe duhet situatën edhe në aspektin psikologjik.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”