top of page

A bëri mbylljen më të mirë Rashica pas kartonit të kuq?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 11
  • 2 min read

Ermir Rashica ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës korçare. Ai erdhi si një futbollist i pa njohur, por shumë i talentuar, dhe falë punës së tij është bërë një pikë e fortë në futbollin shqiptar, madje duke arritur të ftohej në Kombëtaren U-21.

Kjo është meritë jo vetëm e tij, por edhe e ekipit të Skënderbeut, që nuk e ka lënë asnjëherë jashtë si një futbollist titullar. Po ashtu, emri i Skënderbeut është bërë një emër i njohur në arenën futbollistike kombëtare.

Rashica, me dhjetë golat e shënuar, ka qenë një pikë e fortë dhe natyrisht ka sjellë edhe fitore për ekipin e tij. Por në ndeshjen e fundit kundër Laçit, ai u ndëshkua me karton të kuq, një karton që erdhi në momentin më të mirë për korçarët, kur mund të barazohej rezultati.

Tani, Rashica nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme, por ka shumë mundësi që të mos veshë më fanellën e Skënderbeut, pasi do të bashkohet me ekipin e tij të ri, pasi në muajin mars fillon edhe kampionati i Ukrainës.

Gjithsesi, Rashica la gjurmë shumë të mira në Korçë dhe të gjithë i urojnë suksese këtij talenti të futbollit, me shpresën se do të jetë edhe pjesë e Kombëtares së Silvinjos.

Rashica, with the ten goals he scored, has been a strong point and naturally brought victories to his team. However, in the last match against Laci, he was sent off with a red card, a card that came at the most crucial moment for the Korça team, when they could have equalized the score.

Now, Rashica will not play in the next match, but there are many chances that he will no longer wear the Skënderbeu jersey, as he will join his new team when the Ukrainian championship starts in March.

Nevertheless, Rashica left a great legacy in Korça, and everyone wishes success to this football talent, with the hope that he will also be part of Silvinho’s National Team.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page