A do të kthehet Skënderbeu në një merkato “gjahu”?!
- Korca Boom
- Feb 20
- 2 min read
Deri tani janë larguar nga ekipi i Skënderbeut i sezonit të kaluar gjashtë futbollistë, por po të shtosh edhe faktin se edhe Dejvi Janaqi do të largohet në fund të këtij sezoni, edhe pse është nën kontratë, numri tani fillon dhe rritet.
Por jo vetëm kaq. Në lidhje me kontratat e futbollistëve, burime të afërta me klubin raportojnë se disa futbollistë, të cilët kanë kontrata 2+1, mund të përballen me rrezikun e mbylljes së marrëveshjes së tyre. Ky është një zhvillim i mundshëm për katër ose pesë futbollistë të tjerë, të cilët mund të detyrohen të kalojnë tek ekipe të tjera ose të vazhdojnë bashkëpunimin me klubin e Korçës, në varësi të situatës dhe negociatave që do të zhvillohen.
Por në qoftë se korçarët qëndrojnë në Superligë, atyre mund t’u thuhet se mund të vazhdojnë bashkëpunimin dhe flitet për lojtarë cilësorë si Randi, Alia, Merlim, Ramos. Ndërkohë, situata mund të jetë ndryshe në qoftë se ekipi bie një kategori më poshtë, janë shumë të pakta shanset që këta futbollistë të qëndrojnë.
Në këto kushte, shumë ekipe mund të vihen në ndjekje të këtyre futbollistëve dhe nga sa është mësuar, interesimi është i madh në çdo drejtim dhe madje menaxherë të ndryshëm kanë filluar të kontaktojnë me futbollistët.
However, if the team from Korça remains in the Superliga, it could be said that they might continue the collaboration, and there are talks about quality players such as Randi, Alia, Merlin, Ramos. Meanwhile, the situation could be different if the team is relegated to a lower division, as the chances for these players to stay would be minimal.
In such conditions, many teams might start pursuing these players, and from what has been learned, the interest is significant from all sides, with various agents already reaching out to the players.
“KORÇA BOOM”