A duhet të presë Skënderbeu “dhuratë”, apo duhet të veprojë?
- Korca Boom
- Mar 12
- 1 min read
Skuadra e Skënderbeut kishte momentin më të mirë në duar, fatet e sezonit. Kjo lidhej me ndeshjen në Korçë ndaj ekipit të Partizanit, por më pas duket se ka kthyer sytë dhe ka pritur me ankth se çfarë do të bëjnë ekipet sipër tij në renditje, duke filluar nga Tirana, Teuta, Bylis, apo edhe Laçi.
Pikërisht kjo, për atë se nuk ka dashur që të ketë ekipe të fundit të tabelës që t’i krijojnë shpërputhje dhe për më pas të ishte totalisht e vështirë. Por para se të shikojmë ndonjë “dhuratë” nga gabimet e ndonjë ekipi, duhet të bëhen mirë detyrat e veta, të cilat në këtë ndeshje të fundit, Skënderbeu i ka bërë gabim.
Gjithsesi, gara vazhdon dhe është ende në lojë Skënderbeu, po ashtu janë mundësitë e një ngjitjeje dhe mundësisht të lihen pas dy ekipe. Kjo do të ishte më e keqja më e vogël, ndërsa nëse lë tre aty, kjo do të ishte ideale, por gjithçka varet nga vetë korçarët.
Skënderbeu duhet të bëjë mirë detyrat, duke fituar, dhe më pas gabimet e kundërshtarëve janë në favorin e tyre.
“KORÇA BOOM”