A e njeh tani Gvozdenoviç ekipin e Skënderbeut?
- Korca Boom
- Mar 6
- 2 min read
Një sfidë mes të njohurish sot në Elbasan, atje ku do të lahen korçarët, natyrisht njohja më e madhe është ajo e trajnerit tashmë kundërshtar, Gvozdenoviç, me futbollistët e ekipit. Njohja mund të jetë, por jo e plotë, pasi tek Skënderbeu ka ndryshime dhe janë disa futbollistë që Ivani nuk i njeh.
Por jo vetëm kaq, pasi edhe mënyra e lojës, filozofia taktike dhe mentaliteti kanë ndryshuar dhe ish-trajneri tani ka njohje më të pakta. Krejt ndryshe ishte nga ndeshja e fazës së tretë, kur vetëm pas dy javësh Ivani vjen me të tijtë nga Elbasani dhe fiton në Korçë. Një fakt i pranuar edhe nga Gvozdenoviç, i cili para ndeshjes ka pranuar se Skënderbeu ka ndryshuar dhe është shumë më mirë në lojë dhe rezultate. Por edhe lojtarët e njohin mentalitetin e ish-trajnerit të tyre dhe kjo shkon pozitivisht tek ta.
Gjithsesi, jemi në një realitet të ri, atje ku të dy ekipet janë në një moment shumë të mirë dhe kanë objektiva. Të dy janë në kërkim të pikëve, edhe pse në pozita të ndryshme. Kjo është një ndeshje që realisht do të prodhojë emocion dhe rivalitet.
But not only that, because the playing style, tactical philosophy, and mentality have changed, and the former coach now has less knowledge. It was completely different from the match in the third phase, when just two weeks later Ivani returns with his team from Elbasan and wins in Korça.
This was a fact acknowledged by Gvozdenović, who before the match admitted that Skënderbeu has changed and is much better in terms of play and results. But the players also know the mentality of their former coach, and this positively affects them.
In any case, we are in a new reality, where both teams are in a very good moment and have objectives. Both are looking for points, even though in different positions. This is a match that will really produce emotion and rivalry.
“KORÇA BOOM”