top of page

A ka të drejtë Gjoka kur deklaron se: "Nuk shënuam se ishim të nervozuar"?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 28
  • 1 min read

Pas ndeshjes së humbur me Teutën, trajneri Gjoka, midis të tjerash, ka deklaruar se kundërshtari ishte shumë i ngjeshur në mbrojtje dhe se nuk shfaqëm se ishim të nervozuar në këto kushte.

Trajneri mund të ketë të drejtë se është ndeshur me një mbrojtje të ngjeshur të kundërshtarit, por ai duhej të kishte gjetur mundësinë që, edhe në këto kushte, të dilte me një lojë më të fuqishme dhe të krijonte raste. Nuk u pa një lojë sulmuese me forcë dhe ekipi realisht ishte shumë i shtrirë në fushë, ku repartet e sulmit dhe mesfushës ishin shumë larg njëri-tjetrit.

Disa herë, janë parë vetëm gjuajtje të Estrelës dhe ndonjë veprim individual të sulmuesve, të cilët më shumë kërkonin të zgjidhnin situatat në mënyrë individuale. Kështu, ishte e vështirë të dilte tek goli, por edhe pse kundërshtari ishte tërhequr, strategjia e tij ka funksionuar. Korçarët gjithashtu kanë pasur raste kur duhet të mbronin rezultatin në avantazh, por nuk arritën të bënin atë që bëri Teuta në një sistem mbrojtës të organizuar.



"KORÇA BOOM"

 
 
bottom of page