top of page

A ndihmon ndërprerja e kampionatit për Skënderbeun?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 18
  • 1 min read

Tashmë e gjithë vëmendja futbollistike është përqendruar tek kombëtarja jonë, aty ku ditën e premte do të luhet kundër ekipit të Anglisë, natyrisht një ndeshje që hyn në histori me kundërshtarë të tillë.

Por ne do të ndalemi tek ndërprerja e kampionatit, aty ku ndeshjet do të mungojnë për dhjetë ditë në fushat tona. Korçarët e mbyllin momentin me fitoren ndaj Vllaznisë dhe natyrisht kanë një moral shumë të lartë. Në kushte të tilla, vazhdimësia ishte në anën e Skënderbeut në këtë aspekt dhe kjo ndërprerje në këtë drejtim nuk duhet të ishte parë si diçka negative.

Por po ta shohësh më gjerë, mendojmë se ka edhe aspekte pozitive. Kjo mund të jetë një mundësi për të mbledhur më shumë forca për të vazhduar garën dhe njëkohësisht u jep mundësinë disa futbollistëve që kanë pasur shqetësime muskulore ose edhe dëmtime, të rikuperohen. Gjithashtu, kjo i jep mundësinë edhe trajnerit të punojë në ato pika që ai sheh se duhet të përmirësohen, për të mos pasur gabime në ndeshjet e tjera. Kjo është gjithashtu pozitive dhe për futbollistët e rinj që janë afruar, sepse do të përshtaten edhe më shumë me grupin.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page