top of page

Abissnet Superiore/ Java e 11-të e kampionatit luhet të mërkurën & të enjten

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 29, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/463020193_940979194737090_6332884769631514116_n.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/464752974_963748995787608_3652367948245143283_n.jpg

Java e 11-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të mërkurën dhe të enjten. Laçi-Egnatia dhe Tirana-Vllaznia janë dy sfidat e para të javës që do të luhen në orën 14:00. Klasikja e futbollit shqiptar Tirana – Vllaznia do të zhvillohet në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjes, ndërsa në stadiumin e Laçit do të luhet takimi Laçi – Egnatia.

Dita e mërkurë do të mbyllet me takimin Skënderbeu – Partizani. Ndeshja do të luhet në Korçë në stadiumin “Skënderbeu”, në orën 17:00.

Të enjten në orën 17:00 do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 11-të. Dinamo City – Bylis do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa Teuta – AF Elbasani në “Niko Dovana”.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore” do të transmetohen live në kanalet e RTSH.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page