top of page

Abissnet Superiore/ Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 29-të

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 12
  • 1 min read

Kampionati ”Abissnet Superiore” uli siparin e javës së 29-të mbrëmjen e së martës me dy sfidat Tirana – Vllaznia dhe Teuta – AF Elbasani që u mbyllën pa gola.

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur si zakonisht edhe formacionin dhe trajnerin më të spikatur të kësaj jave. Në portë qëndron gardiani i Partizanit, Pano Qirko.

Vija e mbrojtjes përbëhet nga katërshja: Lorran (Dinamo City), Melos Bajrami (Vllaznia), Edison Kola (Tirana) dhe Agan Mjaki (Laçi). Sakaq, në mesfushë rreshtohen tri futbollistët: Gjergji Kote (Partizani), Baton Zabërgja (Dinamo City), Ergis Arifi (Teuta).

Në majën e sulmit qëndron Blessing Eleke i Partizanit, ndërsa krahët plotësohen nga Dejvi Bregu i Dinamo City-t dhe Ledjo Tresa i Laçit.

Trajneri i javës është përzgjedhur Arbër Abilaliaj. Nën drejtimin e Abilaliajt, Partizani mposhti Skënderbeun në Korçë me rezultatin 1-2.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page