top of page

“Abissnet Superiore” 2 ndeshje u luajtën sot, ja renditja provizore!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 31
  • 2 min read

Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje të vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Egnatia nuk ka gabuar duke arritur të mposhtë në shtëpi Bylisin me rezultatin e ngushtë 2-1.

Rrogozhinasit realizuan dy herë në pjesën e dytë me Ndrecën dhe Lushkjen, më pas mallakastriotët realizuan me Ayodeji, por pa arritur të shmangin humbjen e sotme. Me këtë fitore, Egnatia duket se ka filluar shkëputjen në garën për vendin e parë, duke kryesuar kampionatin me 42 pikë, dy më shumë se Vllaznia dhe katër më shumë se Partizani dhe Dinamo që janë një ndeshje mangut.

Nga ana tjetër, Bylisi gjendet në vendin e gjashtë, duke rrezikuar të kalohen nga Laçi dhe të barazohen nga Tirana.

Një fitore të rëndësishme ka korrur dhe Vllaznia në transfertë duke triumfuar ndaj Teutës në “Niko Dovana” me shifrat 3-1. Kjo fitore e ngjit përkohësisht ekipin shkodran në vendin e dytë me 40 pikë, dy më shumë se Partizani dhe Dinamo që luajnë nesër. Ndërsa durrsakët nga ana tjetër gjenden në krizë humbjesh duke u pozicionuar në vendin e tetë, duke patur një vend më poshtë Tiranën me dy pikë më pak që luan nesër.

Nesër në datën 1 shkurt në tre ndeshjet e fundit të javës së 23-të, Laçi do të presë Partizanin në orën 13:30, ndërkohë që dy ndeshjet e orës 16:30, Dinamo pret Skënderbeun në Elbasan dhe Tirana pret në Durrës, Elbasanin.

Today, two matches took place for the 23rd week of the Albanian Super League. Egnatia did not make any mistakes, defeating Bylis 2-1 at home.

The Rrogozhina team scored twice in the second half with Ndreca and Lushkja, while the Mallakastra team responded with a goal from Ayodeji, but were unable to avoid the defeat. With this victory, Egnatia seems to have started pulling away in the race for first place, leading the league with 42 points, two more than Vllaznia, and four more than Partizani and Dinamo, who still have one game in hand.

On the other hand, Bylis is in sixth place, at risk of being overtaken by Laçi and tied by Tirana.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page