Aksident i rëndë, humb jetën 37 vjeçari, plagosen 2 persona!
- Korca Boom
- Feb 27
- 1 min read
Një person ka humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën “Martin Camaj”.
Përplasja e rëndë mes dy mjeteve ndodhi mëngjesin e sotëm duke bërë që 37 vjeçari me inicialet R.L të ndërronte jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.
Ndërsa të plagosur kanë mbetur shoferi i mjetit tjetër dhe pasagjerja që ndodhej me të. Të dy janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor ka mbërritur në rrugën ku ndodhi aksidenti për zbardhjen e shkaqeve që sollën përplasjen tragjike për 37 vjeçarin.
A person lost their life and two others were injured as a result of an accident that occurred on “Martin Camaj” road.
The severe collision between two vehicles took place this morning, causing the 37-year-old with the initials R.L. to die on the spot due to the injuries sustained.
Meanwhile, the driver of the other vehicle and the passenger with him were injured. Both have been taken to the hospital to receive the necessary medical assistance.
The investigative team has arrived at the scene of the accident to determine the causes that led to the tragic collision for the 37-year-old.
“KORÇA BOOM”