Aksident me një të plagosur në Bulgarec, shoferi largohet nga vendngjarja
- Korca Boom
- Apr 5
- 1 min read
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:40, në aksin rrugor "Maliq-Korçë", në fshatin Bulgarec, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësoren, shtetasen S. Q., rreth 65 vjeç, banuese në Bulgarec.
65-vjeçarja po mer ndihmë mjekësore në spital, në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në praga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
