top of page

Aksidenti tragjik i mbrëmshëm pranë fshatit Zëmblak, ndërroi jetë 24-vjeçarja Zoi Ksila

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 2
  • 1 min read

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme në ditën e parë të Vitit të Ri, teksa pranë fshatit Zëmblak, teksa pas përplasjes së dy makinave kemi një viktimë dhe një të plagosur.

Ka qenë shtetësja 24-vjeçare, Zoi Ksila që ka ndërruar jetë menjëherë, ndërkohë që është nga ato ngjarje që vërtet të prek, me një viktimë femër.

Ja njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të fshatit Zëmblak, automjeti tip, “Benz”, me drejtues shtetasin T. M., është përplasur me automjetin tip “Peugeot “, me drejtues shtetasin K. K.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja Z. K., pasagjere në automjetin tip “Peugeot”. Ndërsa drejtuesi i këtij automjeti është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Korçës.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, u shoqërua në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit.

A tragic event occurred last evening on the first day of the New Year near the village of Zëmblak, where a collision between two cars resulted in one fatality and one injured person. The victim was a 24-year-old Zoi Ksila woman who passed away instantly, making it one of those incidents that truly touch the heart, especially with the victim being a young woman.

“KORÇA BOOM”

bottom of page