Aktivitet i veçantë në Teatrin “Çajupi”, hyrja falas
- Korca Boom
- Oct 8, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/462226475_485067074528023_6557335303198802657_n-1.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/462226475_485067074528023_6557335303198802657_n.jpg
Sot, më 8 Tetor, ora 17:45 në Teatrin “Çajupi”, do të mbahet një aktivitet i veçantë, ku hyrja është falas dhe qëllimi është të sjellë në vëmendje autizmin dhe fëmijët me autizëm. Pjesë të kësaj ngjarjeje do të jenë vetë fëmijët, të cilët do të ngjiten në skenë për të dhënë interpretime artistike, duke sjellë një perspektivë unike dhe emocionale.
Jo të gjithë i njohin sfidat me të cilat përballen individët me autizëm, ashtu si dhe me përpjekjet e mëdha që bëjnë prindërit, familjarët, mësuesit dhe shoqëria. Ndaj, aktivitete të tilla janë të domosdoshme për të ndriçuar të gjitha këto sfida dhe për të na kujtuar se kemi një detyrim për t’u vetëedukuar dhe ndërgjegjësuar për të ndryshmen. Në vend që të ndalemi te paragjykimet, mospranimi dhe bullizimi, duhet të veprojmë për të krijuar një shoqëri më të gjithpërfshirëse dhe të barabartë.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”