Aktivitet me nxënës nga shkolla 9-vjeçare “Stavri Themeli” dhe “Sevasti Qiriazi”
- Korca Boom
- Oct 30, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/1-74.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/6-17.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/5-43.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/4-61.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/3-69.jpg
Përkthyesi dhe Letërsia
Në vazhdën e aktiviteteve tona për Tetorin e Librit, Biblioteka Publike “Thimi Mitko” organizoi një aktivitet të veçantë për fëmijët, duke bashkuar nxënës nga shkolla 9-vjeçare Stavri Themeli” dhe “Sevasti Qiriazi” për një eksperiencë interaktive dhe argëtuese.
Ky aktivitet synoi të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e përkthimit dhe përkthyesve në kulturën tonë, duke përçuar gjithashtu dashurinë për leximin dhe letërsinë.
Gjithashtu, një falënderim i veçantë për të gjithë fëmijët që morën pjesë dhe kontribuan me kreativitetin e tyre, mesueset Stoli Agolli dhe Mimoza Koçi.
Ky aktivitet ishte një hap drejt njohjes së rëndësisë së përkthyesve dhe pasurimit të kulturës tonë letrare. Tetori i Librit vazhdon të na frymëzojë përmes këtyre momenteve të veçanta!
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”