top of page

Alternime kthjellimesh dhe vranësira/ Ja parashikimi i motit për sot, e diel, 16 mars 2025!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 16
  • 1 min read

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se moti për ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh nga orët e mesditës fillimisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht në veri.

Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, në zonën e veriperëndimit reshjet parashikohen me intensitet mesatar shoqëruar nga shkarkesa elektrike.

Nga orët e mesditës reshjet humbasin intensitet në veri ndërsa në qendër e jug reshje shiu me intensitet deri mesatar më pas ndërprerje graduale e reshjeve të shiut nga orët e pasdites e më pas.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

 “KORÇA BOOM”

bottom of page