top of page

Ambasadorja e Japonisë Znj. Kato Kikuko takim me kryebashkiakun Sotiraq Filo

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 24, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/1-62.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/2-69.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/3-58.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/4-53.jpg

Kryebashkiaku Sotiraq Filo:

“Ishte një nder dhe kënaqësi e veçantë të mirëpresim Ambasadoren e Japonisë Znj. Kato Kikuko

Vizita e saj solli një atmosferë të ngrohtë dhe inspiruese, duke krijuar një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy kulturave tona.

Gjatë takimit tonë folëm për projektet që synojnë të forcojnë lidhjet kulturore mes Shqipërisë dhe Japonisë.

Falënderojmë Ambasadoren Kato për vizitën e saj të përzemërt në Muzeun Bratko. Pritja e saj ishte një nder dhe një mundësi e veçantë për të thelluar bashkëpunimin kulturor mes nesh.

Shpresojmë që kjo vizitë të jetë një hap i rëndësishëm drejt projekteve të reja dhe të frytshme për të ardhmen.”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

bottom of page