Ardjan Takaj, me nota qetësie ndaj të tijve, disa orë para…
- Mar 27, 2025
- 1 min read
Duhen vetëm disa orë dhe starton përballja më interesante dhe më e vështirë, si për Skënderbeun, ashtu edhe për ekipin e Teutës. Kjo, pasi të dy ekipet duan të largohen nga fundi i tabelës. Natyrisht, që presioni psikologjik është për të dy ekipet, kjo është pjesë e lojës në këtë takim. Por ai që duket se po merr situatën në dorë në këto momente është presidenti Ardian Takaj, i cili ka takuar të tijtë sot paradite dhe ka shkëmbyer me futbollistët dhe stafin biseda rreth ndeshjes dhe jo vetëm.
Ajo që bie në sy lidhet me atë se Takaj kërkon t’i mbajë të tijtë larg çdo presioni, por kjo nuk do të thotë se nuk u ka bërë të qartë faktin se sa rëndësi ka ky takim. Madje, edhe vetë futbollistët janë shprehur në këto biseda se e ndjejnë peshën e asaj që duhet të marrin si përgjegjësi.
Do të jetë një ndeshje që do të ketë edhe luftë nervash dhe kush do të jetë më i qetë, do të marrë, e pse jo, edhe tri pikët maksimale

“KORÇA BOOM”















