Arrestime në Korçë, procedime penale në Pogradec e Maliq. Ja çfarë ka ndodhur!
- Korca Boom
- Mar 3
- 2 min read
DVP Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
-L. Dh., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë: -arrestuan shtetasin D. P., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar automjetin e vëllait të tij; -K. M., 35 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, pasi u kap duke transportuar 5 m3 dru për zjarr, të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët e për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. T., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi iu gjetën një sasi Cannabisi dhe 1 mjet prerës (thikë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. D., 19 vjeç, banues në fshatin Jollë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa mallra, në një banesë aktualisht të pabanuar, në pronësi të një 70-vjeçari, në fshatin Vërdovë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Burimas, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
The specialists of the Road Traffic Sector arrested in flagrante delicto the citizens:
A. M., 54 years old, resident of Tirana, as he, while driving under the influence of alcohol, collided with another vehicle. The collision resulted only in material damage.
L. Dh., 32 years old, resident of Korçë, as he was caught driving a vehicle without a driver’s license.
The services of the Korçë Police Station:
Arrested the citizen D. P., 27 years old, resident of Korçë, as he was found outside his residence, violating the security measure “House Arrest,” imposed by the Korçë Court for the criminal offense of “Production and sale of narcotics.”
Referred the case to the Prosecutor’s Office, where proceedings were initiated against P. M., 33 years old, resident of Korçë, as he is suspected of damaging his brother’s vehicle over minor motives.
K. M., 35 years old, resident of the village of Lubonjë, as he was caught transporting 5 cubic meters of firewood, cut illegally. The firewood was seized as material evidence.
“KORÇA BOOM”