top of page

At Spiro Katundi, kantautori i njohur korçar festoi 70-vjetorin e lindjes së tij përmes një koncerti recital

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 15
  • 1 min read

At Spiro Katundi, kantautori i njohur korçar zgjodhi të festojë 70-vjetorin e lindjes së tij përmes një koncerti recital të titulluar, “Me dashurinë tuaj”, që përmbledh krijimtarinë e tij muzikore të pasur dhe të dashur për publikun.

Një pasqyrë e viteve të punës së tij, ku ka sjellë më të mirën përmes muzikës dhe teksteve, që kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës shqiptare.

Në këtë ngjarje festive, At Spiro Katundi nuk ka qenë vetëm në skenë. Ata që e kanë ndjekur dhe mbështetur gjatë karrierës së tij, përfshirë shumë artistë korçarë dhe të tjerë nga fusha e muzikës, janë bashkuar me të për ta nderuar këtë përvjetor të veçantë.

Festofsh gjithë jetën mjeshtër, vazhdo të na befasosh dhe frymëzosh me muzikën dhe artin tënd!

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page