top of page

Atletika në piedestal/ Yje që kujtohen me nostalgji!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 16
  • 2 min read

Nëse do të flasim për atletikën korçare sigurisht që nuk mjafton një natë dimri, apo më gjerë, kjo sepse ka pasur dhe ka aq shumë kampionë, rekordmenë në këtë sport, sa suksesi është i padiskutueshëm me fanelën bardhekuqe edhe në “mbretëreshën” e sporteve.

Sigurisht që figurat e mëdha si, Pavlina Evro, Donika Anxhara, Alma Thano, Anila Menkshi, Piro Kasati, Alma Qeramixhi, Valbona Sina, Tomi Stefanllari, Kastriot Sulçe, Dhimitris Jorgos, e shumë e shumë të tjërë, janë pak, pasi janë aq të shumtë në emra Yjet e Skënderbeut, sa askush tjetër në mbarë Shqipërinë nuk i ka pasur.

Sot po sjellim foton më të të fundit, atë ku nuk mungojnë sërish Legjendat dhe emrat e mëdhenj madje me ndërthurje brezash. Bëhet fjalë për trajnerët e mëdhenj Gjergji Burda dhe Vladimir Fëngjilli dhe në mes një kampione si, Estela Josifi.

Të tre së bashku kanë pozuar me shumë mall në foton e mëposhtme, si për të treguar se atletika në këtë qytet është e madhe, është aq e madhe sa emrat nuk kanë fund.

Burda dhe Fëngjilli vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të jenë pjesë e Skënderbeut dhe sigurisht respekti për ta është i jashtëzakonshëm, duke nxjerrë kampionë pafund dhe duke qenë një vlerë e madhe e Korçës. Po kaq lart emrin e këtij qyteti e ka ngritur edhe Estela Josifi, një kampione absolute dhe sportiste vërtet shumë cilësore vite më parë.

Sa shumë nostalgji dhe sa shumë respekt për Ju. Qofshi gjithmonë të lumtur dhe ky qytet nuk ju harron kurrë!

If we talk about Korça athletics, surely one winter night—or even longer—would not be enough. This is because there have been, and still are, so many champions and record holders in this sport that success is undeniable in the white-and-red jersey, even in the “queen” of sports.

Of course, great figures such as Pavlina Evro, Donika Anxhara, Alma Thano, Anila Mekshi, Piro Kasati, Alma Qeramixhi, Valbona Sina, Tomi Stefanllari, Kastriot Sulçe, Dhimitri Jorgos, and many, many others are just a few. The stars of Skënderbeu are so numerous that no one else throughout Albania has had so many.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page