“Babai dhunoi nënën”, bëri kallëzim të rremë, e pëson 36-vjeçari!
- Korca Boom
- Mar 29
- 1 min read
Procedohet penalisht një 36-vjeçar për kallëzim të rremë në Korçë. Sipas uniformave blu shtetasi me iniciale Gj.J., 36 vjeç, kallëzoi babain e tij se ka ushtruar dhunën nënën e tij.
“Procedohet shtetasi Gj. J., 36 vjeç, banues në Vërdovë, për veprën penale ” Njoftimi i rremë në organet e rendit”, pasi telefonata e bërë nga 36-vjeçari, tek salla operative, se babai i tij kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, ishte e rremë“, thuhet në njoftimin e policisë.
“KORÇA BOOM”
