top of page

Bardhekuqtë sot drejt Durrësit…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 1, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/1-1.jpg

Ekipi i Skënderbeut do të zhvillojë një seancë stërvitore sot në orën 11:00 dhe kjo është seanca e fundit në Korçë para ndeshjes me ekipin e Vlllaznisë. Kjo seancë do të jetë e plotë dhe do të mëshohet fort në të gjithë aspektet e përgatitjes si fizike ashtu edhe tekniko-taktike.

Më pas ekipi do të përgatitet për t’u nisur në drejtim të Durrësit ku do të akomodohet për dy ditë qëndrimi si përherë në resortin “Tropikal”. Në orën 15:00 grupi i plotë do të ketë edhe orën e nisjes dhe nuk do të ketë më seancë stërvitore pasi mbërrin në Durrës rreth orës 18:00.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page