BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu pret të shtunën në shtëpi Elbasanin
- Korca Boom
- Oct 31, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/464688191_1073589274773702_222037187142654651_n-1.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/464688191_1073589274773702_222037187142654651_n.jpg
Skënderbeu në basketboll për meshkuj që në tre javët e para ka 2 fitore dhe vetëm 1 humbje, këtë të shtunë do të luajë sërish në shtëpi dhe do të presë skuadrën e Elbasanit.
Korçarët e koshit që në këtë sezon kanë kryer disa blerje cilësore, madje edhe lojarë të huaj, kanë pretendime të mëdha në këtë sezon të ri dhe nga kategoria e parë do të kërkojnë kthimin në superligë.
Pas fitores në javën e fundit ndaj Fieri Basket, korçarët e trajnerit Ilir Nika do të kërkojnë të mposhtin edhe Elbasanin në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, ndërkohë që kjo ndeshje do të luhet të shtunën e 2 nëntorit dhe do të startojë në orën 13:00 në mesditë.
Një ndeshje që në fakt kërkon edhe mbështetjen e tifozëve bardhekuq dhe pretendimet e mëdha kanë bërë që edhe tifozët të rikthehen.
Më poshtë sjellim edhe kalendarin e kësaj jave, ndërkohë që i urojmë suksese Skënderbeut në basketboll për meshkuj edhe këtë javë të 4-t.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”