top of page

BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu të shtunën kërkon rikthimin te fitorja!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 24, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/464222840_1068831778582785_424855174787690866_n-1.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/464222840_1068831778582785_424855174787690866_n.jpg

Java e 3-të e kategorisë së parë në basketboll për meshkuj luhet ditën e shtunë për Skënderbeun. Pikërisht më 26 tetor në orën 17:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” Skënderbeu do të presë Fieri Basket në ndeshjen e kësaj jave.

Pas një fitoreje në javën e parë  ndaj Pogradecit dhe humbjes në javën e dytë ndaj Partizanit në kryeqytet, Skënderbeu do të kërkojë ti rikthehet fitores, aq më tepër që luan në shtëpi.

Skënderbeu në basketboll për meshkuj këtë sezon kujtojmë që ka bërë blerje, madje ka afruar edhe lojtarë të huaj dhe do të kërkojë përse jo edhe kreun për tu ngjitur në superligë vitin e ardhshëm.

Fieri të shtunën është një tjetër provë dhe në këtë ndehsje u urojmë suksese djemve të basketbollit të Skënderbeut.

Suksese djema!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page