BASKET MESHKUJ/ Super Skënderbeu U-16, në 4 më të mirët e Shqipërisë
- Korca Boom
- Apr 7
- 1 min read
Skënderbeu-Vllaznia 65-64
Skënderbeu U-16 në basketboll për meshkuj ka arritur të shkojë në çerekfinale, ose e thënë ndryshe në katër skuadrat më të mira të Shqipërisë.
Nën drejtimin e trajnerit Bruno Topi, skuadra e meshkujve të basketbollit ka arritur një sukses më shumë se të madh, pas fitores të arritur ditën e djeshme ndaj Vllaznisë me vetëm 1 pikë diferencë.
Një sukses më shumë se i madh ky për basketbollin e qytetit juglindor, ndërkohë që ky rezultat na bën krenarë të gjithëve.
Tashmë objektivat për këtë Skënderbe janë edhe më të mëdha për të shkuar përse jo edhe më tej deri në finale e madhe.
Ju urojmë suksese djemve të basketbollit!
Urime!
“KORÇA BOOM”
