top of page

BASKET MESHKUJ: Super Skënderbeu U-16, shkon në çerekfinale

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 31
  • 1 min read

Updated: Apr 1

Suksesi i radhës vjen nga basketbollistët e vegjël të kategorisë U-16, ku sot Skënderbeu ka fituar 47-59 ndaj ekipit të Teutës.


Korçarët kanë përfunduar fazën në grupe, ku janë renditur në vendin e dytë me 11 fitore dhe 5 humbje. Tani ky ekip do të ndeshet në çerekfinale me ekipin e Vllaznisë. Kështu djemtë e vegjël të lojws së koshit, të drejtuar nga trajnerët Bruno Topi dhe Reinaldo Kacori po tregojnë se djemtë e vegjël korçarë e duan lojën e basketbollit.


Kjo është një premisë e mirë, pasi do të shërbejë për të furnizuar ekipin e parë me lojtarë cilësorë, për ta parë edhe këtë ekip në elitë të basketbollit shqiptar.


Ky është shembulli më i mirë kur puna dhe pasioni bëhen bashkë, detyrimisht edhe rezultatet nuk do të mungojnë.


Suksese të mëtejshme trajnerëve dhe basketbollistëve të vegjël, për të luftuar e pse jo për të sjellë trofeun e kampionit në Korçë.



"KORÇA BOOM"


 
 
bottom of page