Basketbollistët e kombëtares fitojnë në Vjenë, flet presidenti Avni Pronari
- Korca Boom
- Feb 24
- 2 min read
Kombëtarja shqiptare e basketbollit regjistron një fitore të rëndësishme në ndeshjen e katërt të eliminatoreve, duke mposhtur Austrinë në Vjenë!
Djemtë treguan karakter, korrigjuan shënjestrën dhe dëshmuan se mund të fitojmë dhe të jemi konkurrentë dinjitozë. Gabimet e ndeshjeve të mëparshme i shërbyen ekipit për të reflektuar dhe për t’u përmirësuar, duke u rikthyer më të fortë.
Kush ishte më i miri? Dushaj, Lekndreaj, Hysa dhe gjithë ekipi. Secili dha maksimumin për këtë sukses!
A kemi potencial? Po, dhe po! Pesë medalje me kombëtaret e moshave dhe një me ekipin kombëtar të femrave vitin që shkoi dhe kjo fitore me Austrinë tregojnë se mentaliteti ynë po ndryshon dhe jemi në rrugën e duhur për të avancuar edhe më shumë. Një lojtar amerikan që synuam të ishte pjesë e Kombëtares nuk mundi të bashkohej, pasi nuk kishte dhënë asnjë kontribut për Shqipërinë pa iu dhënë mundesia.
Basketbolli shqiptar po rritet, por ka nevojë për mbështetje që të arrijë nivelin që meriton!
The mistakes from previous games served as a reflection and an opportunity for improvement, coming back stronger than before.
Who was the best? Dushaj, Lekndreaj, Hysa, and the whole team. Each player gave their maximum effort for this success!
Do we have potential? Yes, absolutely! Five medals with the youth national teams and one with the women’s national team last year, along with this victory over Austria, show that our mentality is changing, and we are on the right path to advancing further.
An American player we aimed to join the National Team couldn’t participate, as he had not made any contribution to Albania before being given the opportunity.
Albanian basketball is growing, but it needs support to reach the level it deserves!
“KORÇA BOOM”