Bie Gramozi/ Nuk ia del të ngjitet një kategori më lart
- Korca Boom
- Apr 5
- 1 min read
Gramozi - Albpetrol 1-1
Shënues: Gjoni 19’ / Meçollari 64’
Keqardhje për të gjithë kolonjarët, pasi ekipi i Gramozit nuk ka mundur të realizojë ëndrrën e tij për t'u ngjitur në një kategori më lart. Ka qenë një ndeshje vendimtare për ta, e luajtur sot në Ersekë, ku ekipi i Gramozit ka pritur Albpetrolin. Me një diferencë prej tre pikësh, detyra e vetme për Gramozin ishte të fitonte, për të kaluar Albpetrolin, por nuk ia ka dalë dot.
Një barazim që e ka mbyllur ndeshjen ka qenë i mjaftueshëm për Albpetrolin, i cili mbetet në vendin e dytë, ndërsa natyrisht, Bylisi B ka kaluar direkt në një kategori më lart.
Ky ka qenë një sezon i mirë për kolonjarët, të cilët kishin shpresuar se këtë vit do të kishin mundësinë të ngjiteshin në kategorinë e dytë, por humbja një javë më parë me Bylisin dhe ky barazim me Albpetrolin i ka shuar ëndrrat e kolonjarëve për këtë sezon.
Për të ardhur keq për trajnerin Ilir Qirjako dhe të gjithë futbollistët, të cilët dhanë gjithçka për këtë ekip, të qytetit të vogël i cili jeton me futbollin.
"KORÇA BOOM"
