top of page

Bie zjarr në Ravonik, ngjarje në Korçë e Maliq/ Ja komunikata e policisë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 20
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 22 vjeç, banues në fshatin Bregas, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin në lagjen nr. 17, Korçë, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. L., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

– Korçë/Rreth orës 07:50, në fshatin Ravonik, ka rënë zjarr në stallën e shtetasit V. F., dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike. Si pasojë e flakëve janë djegur rreth 25 derra dhe një sasi bazë ushqimore për ta.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page