Bilishtarët gati për autokritikë…
- Korca Boom
- Feb 5, 2025
- 2 min read
Ekipi i Devollit ka pësuar një lëkundje në Sarandë, një humbje që realisht nuk përligjet, por devollinjtë e kanë analizuar këtë humbje dhe natyrisht kanë nxjerrë edhe konkluzionet e kësaj humbjeje.
Është ekzekutivi Ermir Lukra, i cili ka deklaruar se: “Një humbje që natyrisht është analizuar, mund të them se gjithçka erdhi nga mospërqëndrimi si duhet në momentet e para, ku u ndëshkuam shumë shpejt. Më pas, loja jonë ndryshoi, por ishim edhe pak nervozë në kërkim të golit.”
Por më shumë se ajo humbje, gjithçka po shikohet për vazhdimësinë, atje ku këtë javë do të luajnë në fushën e tyre dhe do të presin ekipin e Delvinës, një ekip i përforcuar në këtë fazë. Por për Lukrën: “E vetmja mënyrë më e mirë për të harruar ato që kanë kaluar, është rikthimi tek fitorja. Ekipi realisht e ka të qartë se duhet dhënë maksimumi në këtë ndeshje. Ky takim për ne është vetëm të dalim me tre pikë.”
Devollinjtë janë në vendin e tretë dhe po kërkojnë që deri në fund të jenë aty, në vendin e dytë, dhe pse jo, të luftojnë me çdo mënyrë edhe për vendin e parë.
It is the executive Ermir Lukra who declared: “A loss that, of course, has been analyzed. I can say that everything came from not focusing properly in the first moments, where we were punished very quickly. After that, our game changed, but we were also a bit nervous in search of the goal.”
But more than that loss, everything is being looked at for the continuity, where this week they will play on their own field and face the Delvina team, a team that has strengthened in this phase. But for Lukra: “The best way to forget what has passed is to return to winning. The team clearly understands that they must give their maximum in this match. A game for us is only about getting the three points.”
The Devoll team is in third place and is aiming to be there until the end, in second place, and why not, fight in every way for first place as well.
“KORÇA BOOM”


















