top of page

Bismark & Co/ Skënderbeu me 6 mungesa nesër ndaj Partizanit!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 29, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/1-67.jpg

24 orë përpara sfidës së nesërme ndaj Partizanit, për herë të parë në këto 11 javë konfirmohen jo pak por 6 mungesa.

Asnjëherë bardhekuqtë dhe stafi teknik me në krye trajnerin Ivan Gvozdenoviç nuk kishin provuar kaq shumë mungesa.

Sikur të mos mjaftonin mungesat për arsye pezullimi me kartonë, tashmë janë dashur edhe dëmtimet e shumta.

Në këtë mënyrë kapiteni Elvis Prençi është mungesa e parë e rëndësishme në prapavijë për shkak të kartonit të kuq në Elbasan, ndërkohë që mungesë tjetër me kartonë është edhe ajo e Dejvid Janaqit që plotësoi numrin 4 të kartonëve të verdhë.

Mungesa e tretë e rëndësishme është ajo e sulmuesit kryesor Bismark. Sulmuesi në fjalë pësoi një dëmtim dhe tashmë do të duhet të mungojë nesër, duke sjellë probleme në repartin e sulmit, repart që tashmë përveç Ermir Rashicës duhet të përzgjidhet një tjetër lojtar që do të zëvendësojë Bismarkun.

Mungesa e katërt është ajo e Albi Dokës, teksa mbrojtësi u zëvendësua i dëmtuar në ndeshjen e fundit dhe nuk ja del dot deri nesër për tu rikuperuar.

Po ti shtosh edhe mungesën e Ardit Nikaj që ka javë që nuk luan dhe do të mungojë gjatë numri shkon në pesë dhe largimi i Andrea Gercos i çon në gjashtë mungesat e Skënderbeut nesër ndaj Partizanit.

Nga ana tjetër edhe Partizani ka tre mungesa të rëndësishme, por që përpos mungesave të shumta në Korçë besojnë shumë që Skënderbeu do ja dalë edhe kështu nesër ndaj të kuqve.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page